PRIVATËSIA

Privatësia juaj

Cookies

Kjo faqe nuk përdor cookies për reklama ose gjurmim. Zgjedhja juaj te njoftimi i privatësisë ruhet vetëm në shfletuesin tuaj.

Formulari i kontaktit

Emrin, email-in ose telefonin, moshën e fëmijës dhe mesazhin që më dërgoni përmes formularit më arrijnë me email, në llogarinë time të Gmail. I përdor vetëm për t’ju kthyer përgjigje dhe nuk i ndaj me askënd. Këto të dhëna nuk ruhen në faqe. Ju lutem shkruani vetëm aq sa duhet për t’ju kontaktuar; për detajet mund të flasim në takim.

Mbrojtja nga mesazhet e padëshiruara

Për të ndaluar mesazhet e padëshiruara, faqja ruan deri në 24 orë një version të koduar të adresës suaj IP, pa e lidhur me emrin ose mesazhin tuaj. Si çdo faqe interneti, serveri mund të regjistrojë edhe të dhëna teknike, si adresën IP dhe kohën e vizitës.

Harta e Google

Harta në faqen e kontaktit ngarkohet nga Google vetëm pasi ta pranoni njoftimin e privatësisë ose të shtypni “Shfaq hartën”. Google mund të vendosë cookies të veta.

Të drejtat tuaja

Mund të kërkoni në çdo kohë të shihni ose të fshini të dhënat që më keni dërguar. Më shkruani në psikologe.eljesamurseli@gmail.com ose më telefononi në +383 44 333 972.

Hapi i parë është një bisedë.